Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare Luana Vjollca, sot feston ditëlindjen.
Ajo mbush plot 28 vjet dhe sot përkundër shumë dhuratave që do të pranojë nga miqtë,familja dhe fansat e saj, ajo për këta të fundit e ka një dhuratë.
Luana zgjodhi që të shënjojë ditëlindjen e saj më ndryshe, duke publikuar një projekt të ri muzikor “Ti Amo”.
Kënga u publikua bashkë me videoklip, dhe e veçanta e aranzhimit të këtij videolipi është se u xhirua vetëm një herë pa prerje dhe montazh.
“Dhuratën” e saj për ju mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al