Një intervistë e Hekuran Krasniqit për suplementin ‘Panorama Plus’ duket se nuk i ka pëlqyer aspak Dafina Zeqirit.
Në të, këngëtari i njohur fliste për ndihmën që pretendon se ia ka dhënë Dafina Zeqirit në fillet e karrierës.
‘Është më se e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore. Madje, në këtë kontekst mund të përmend se një impakt shumë të mirë në publik së fundmi ka pasur kënga “Bella”, një bashkëpunim me talentin e ri LMN, falë harmonizimit me vokalin e tij shumë interesant dhe teksit të kënduar në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Kështu, të rinjtë janë pjesë e fokusit të aktivitetit tim muzikor, gjithmonë në zbulim e në mbështetje të tyre’ – u shpreh Hekuran Krasniqi.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e Dafinës që ka komentuar në Instagram duke mohuar këtë version.
‘Se Hekurani m’ka qit në skenë. Hahaha! Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje. Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse. Dhe sigurisht, kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e tij të vjetër, sidomos atë vetë [Hekuranin]. Faleminderit’ – është shprehur Dafina në Instagram.
Ka kohë që këngëtarja nuk ka krijuar polemika me kolegët dhe një e tillë do të jetë befasi për shumëkë. /Prive.al