Bebe Rexha premton se do largohet nga rrjetet sociale pasi futi në telashe babain e saj

By

Ylli i pop-it, Bebe Rexha ka premtuar të largohet nga mediat sociale pasi ajo aksidentalisht e futi babanë e saj në telashe në fillim të këtij viti.

Fansat sulmuan babanë e Bebe kur ajo ndau një mesazh që ai i kishte dërguar duke i thënë asaj të ndalonte “postimin e pornografisë ” pas publikimit të videos për Last Hurray.

Image result for bebe rexha and her dad

Pasi ky problem shkoi shumë larg, Bebe po mëson ta mbajë më private jetën e saj personale.

Këngëtarja tha: “Unë jam mësuar të postoj gjëra dhe të mos jem e kujdesshme, por vërtet nuk mund ta bëj këtë. Unë shpërndarë fotografi, të cilat më dukeshin qesharake por u bë kjo gjë masive.”

“Unë dhe babai im jemi vërtet mirë dhe më të fortë se kurrë. Ai thjesht kujdeset për vajzën e tij. Por unë i thashë: “Nuk duhet të kesh Instagram atëherë, baba.”

Image result for bebe rexha and her dad

Bebe dhe babai i saj Flamur mund ta kenë kaluar këtë problem, por ajo ende është zotuar të postojë më pak, duke shtuar: “Unë jam duke punuar për këtë, por nganjëherë acarohem. Unë mendoj se është vajza e Brooklyn në mua. Unë acarohem shumë shpejtë. ”

Ajo madje mund të heqë dorë nga telefoni i saj pasi dëgjoi që Ed Sheeran hoqi dorë nga mediat sociale për më shumë se një vit.

Ajo tha: “Kam dëgjuar që ai e ka hequr telefonin ose diçka e tillë? “Kjo është një ide gjeniale, por nuk e di nëse do të mund të durohesha.”

Image result for bebe rexha and her dad

Artikuj të ngjashëm