Prezantuesja e emisionit sportiv në Top Channel, Marina Vjollca është bërë sërish lajm në mediat e huaja por këtë herë në ato serbe.
Fokusi ka qenë tek ndeshja Shqipëri – Serbi që do të luhet në Shkodër e mes rreshtave të gazetës ‘Kurir’ thuhet se Marina do të jetë bomba në skuadrën që do të pres delegacionin e Serbisë në Shkodër.
Po ashtu kjo e përditshme ka shkruar se Vjollca do të jetë bomba e kuqezinjëve në ndeshjen e kthimit.
Teksa duke publikuar një artikull për këtë lajm prezantuesja ka shkruar: Serbët provokojnë se e dinë që do fitojmë! Shqipëri dhe ska tjetër, jemi popull shumë i vjetër…SHQIPËRI E MADHE./Prive.al