Në korrik Kim Kardashian West, ka fituar 2.7 milionë dollarë nga padia kundrejt një kompanie mode amerikane me emrin Missguided USA.
Ylli i reality TV, e kishte paditur këtë brend duke deklaruar se ata e kishin përdorur emrin e saj për të shitur rroba dhe kishin kopjuar veshjet e shtrenjta të dizajnerëve që vishte ajo.
Kim Kardashian ishte në një proces të gjatë të procedurave ligjore në lidhje me aplikacionin e saj Kimoji. Lufta legale pasoi pasi ish partneri i Kim akuzoi yllin e realitetit të televizionit dhe biznesmenem, për vjedhje të ideve të lidhura me Kimojis. Ajo lansoi aplikacionin Kimoji disa vjet më parë, duke shfaqur emoji të gjithë familjes së saj bazuar në reality shoëwtë familjes. Dokumentet e gjykatës të marra nga The Blast konfirmuan se ish-partneri i Kardashian West, David Liebensohn kishte bërë kërkesë për të paditur starletën. Dhe tani, e njëjta media njofton se çështja federale kundër Kim K do të hidhet poshtë.
Në përputhje me rrethanat, padia u drejtua në arbitrazh ku çështjet juridike bëhen private dhe mbahen të mbyllura nga publiku. Kim Kardashian është shprehur e ashpër në lidhje me padinë e përmendur publikisht pasi ajo besonte se mund të shkaktonte dëm serioz financiar në biznesin e saj. Në fakt, ajo kërkoi që çështja të pushohej ose të transferohej në arbitrazh. Për fat të mirë për të, ceshtja u shua.
Prandaj, tani për tani, ylli i realitetit mund të mbajë për vete 300 milion dollarët e saj që rrezikoi nga padia ndërsa çështja trajtohet në mënyrë private. Kjo përbën një fitore të vogël për Kim e cila është ende nën zjarr për emrin e linjës së saj të ardhshme të veshjeve Kimono. /Prive.al