Ne shqiptarët e kuptuam se gjërat po bëhen serioze në mes Dua Lipës dhe të dashurit të saj të ri AnWar Hadid, pasi ajo e solli me vete në Prishtinë kur erdhi për Sunny Hill Festival.
Dhe gjërat po duken ende serioze në mes tyre pasi edhe romanca e dyshes u bë internacionale.
Ndërsa së fundmi, këngëtarja 23 vjeçare e ka kaluar ditën në një park aventurash me të dashurin e saj, vëllanë e motrave Gigi dhe Bella Hadid.
Dua dhe i dashuri i saj 20 vjeçar, kanë provuar adrenalinën që të japin ata trenat Express – të cilët ne të shkretët i kemi parë vetëm nëpër filma!
Dyshja nisen me shpejtësi marramendëse të udhëtojnë nëpër shinat e trenit të shpejtë, ndërsa i mbajnë vazhdimisht dorën njëri tjetrit në shenjë përkrahjeje emocionale!
Ne derisa e pamë na lëvizi zemra nga vendi, po ju do guxonit të provonit diçka si kjo??
VIDEO NGA PRIVE MË POSHTË: