Ka kohë që dëgjojmë muzikën e tyre, kaq vjet janë bërë me grupin P.I.N.T

By

Janë bërë vjet e vjet që grupi i hip-hop artistëve P.I.N.T bëjnë muzikë për publikun kosovar.

Dhe pikërisht sot, janë mbushur tetë vjet që nga themelimi i këtij grupi të cilën kanë një prodhimtari të gjerë artistike.

Lajmin e përvjetorit të krijimit të tyre apo njoftimin për ditëlindjen e P.I.N.T e kanë dhënë dy nga doajenët e grupit, MC Kresha dhe miku i tij Lyrical Son.

Duke ndarë një fotografi të tyren që është një poster me emrin e grupit, dy reperët kanë shkruar se janë bërë afër 1 dekadë që ata bëjnë muzikë si grup i konsoliduar.

Tani ata janë një grup i madh artistësh dhe vazhdimisht rekrutojnë emra të rij, ndërsa debutuesit e fundit janë Blleki, Lluni dhe Semiautomatic, të cilët edhe kanë lansuar këngë që janë pëlqyer nga publiku.

Prive.al

Artikuj të ngjashëm