Gigi Hadid shkroi gjëra të këqija për Mykonos, grekët i hidhen në sulm

By

Vëmë bast që të gjithë ju e njihni super modelen Gigi Hadid – apo thënë edhe më ndryshe, kunatën e këngëtares shqiptare Dua Lipës.

Së fundmi Gigi ka shkuar për pushime në Mykonos të Greqisë dhe ka raportuar në Instagram se villa e saj u grabit dhe disa gjëra iu vodhën.

“Mos e lini instagramin t’iu mashtrojë. Më grabitën. S’do vij më kurrë këtu dhe s’do t’ua rekomandoja. Shpenzojini paratë diku tjetër”, ka shkruar modelja në Instagram.

Mirëpo grekët në Instagram i janë kundërvënë modeles duke i thënë se mund të të grabisin kudo në botë.

Ndërsa të tjerë shkruanin se ekonomia e Greqisë varet shumë edhe nga turizmi dhe një postim si ky i Gigit mund t’iu shkaktojë dëme ekonomike shumë familjeve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm