Miley Cyrus po shtrohet në spital për ta shpëtuar martesën e saj? Kjo i ndodhi këngëtares

By

Këngëtarja e famshme amerikane, e cila ishte edhe në Kosovë si artistja e parë me famë ndërkombëtare që performoi në vendin tonë, paska kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj.

Sipas revistës amerikane Gossip Cop, ajo është shtruar në një spital psikiatrik për ta shpëtuar martesën e saj me aktorin Liam Hemsworth.

“Dyshja kanë kaluar nëpër shumë probleme dhe Miley ka pasur edhe presionin e familjes së saj që të sillet mirë. Ajo megjithatë, nuk i dëgjon këshillat e askujt. E tëra që i duhet është ca javë në rikuperim dhe nëse kjo e shpëton martesën e saj, është një çmim i vogël për tu paguar, pasi që e gjithë familja e saj është e shqetësuar për këngëtaren”, ka thënë një burim pranë familjes së Cyrus.

Ndërsa kur përfaqësuesit e Mileyt u kontaktuan nga mediat amerikane, ata i mohuan të gjitha raportimet dhe këtë histori, duke i quajtur absurde.

Një zëdhënës për këngëtaren ka thënë se Miley ka qenë shumë e zënë në një turne ndërkombëtar, përfshirë një performancë në Kosovë gjatë ja ës së kaluar. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm