U kritikua ashpër videoklipi i ri i Genc Prelvukaj, këngëtari nuk qëndroi i heshtur duke adresuar çdo kritikë

By

Pasi tha se projekti i ri do të shtyhej për pak orë ose edhe ditë për shkak të disa problemeve teknike, Genc Prelvukaj publikoi këngën e re.

“Dilema” u publikua me 5 gusht, e shoqëruar me videoklip veror ashtu si edhe kënga.

Në klipin e kësaj kënge shfaqet një vajzë e veshur më rrobabanjo në një resort veror, ku ajo lëviz në mënyrë shumë sensuale duke shpalosur hiret e saja.

E pikërisht kjo ishte arsyeja pse sektori i tij i komenteve dhe inbox-i në Instagram u bombardua me kritika nga ata që e panë videoklipin si jo adekuat.

Mirëpo Genci nuk u tregua i heshtur dhe t’ia lë kohës që reagimet të shuheshin, në një postim të tij, ai kishte artikuluar një sqarim që adresonte çdo kritikë që i kishte zënë syri.

“Shume mesazhe ne inbox per videospotin. Dikujt i pelqen shume e dikujt jo. Per shkak te respektit po e shkruaj kete sqarim per ata qe kane dyshime ose kritike.

E para : Nuk ekziston asnje pune ne muzike qe permbledh krejt njerezit. Cdohere, secili material i ka perkrahesit e vet e kritikuesit poashtu.

E dyta : Eshte pune shijesh. Kur publikova klipet A tmerr malli, 365 pa ty etj kishte njerez qe me kritikonin me fjalet ” pse maleve” dhe kerkonin dicka me pro.vo.ka.tive. Tani kur e servoj pro.vo.ka.tiven pjesa tjeter kritikon.

E treta : Youtube nuk lejon skena te ekagjeruara. Nje pjese e bllokon komplet ndersa pjesen tjeter nuk e monetizon. Ne rastin e Dilemes Youtube e ka lejuar dhe monetizuar keshtu qe eshte cilesuar si video brenda normaveetike.

E katerta : Nese videoklipi nuk ju ka pelqyer degjojeni kengen sepse ne fund te fundit kenget mbahen ne mend dhe jo klipet.

E pesta : Faleminderit juve qe perkunder shijeve te ndryshme vleresoni punen time nder vite P.S. Ju qe nuk e keni degjuar kengen e keni ne link ne bio ose direkt ne Youtube. Shpejt edhe ne platformat tjera”.

View this post on Instagram

Shume mesazhe ne inbox per videospotin. Dikujt i pelqen shume e dikujt jo. Per shkak te respektit po e shkruaj kete sqarim per ata qe kane dyshime ose kritike. E para : Nuk ekziston asnje pune ne muzike qe permbledh krejt njerezit. Cdohere, secili material i ka perkrahesit e vet e kritikuesit poashtu. E dyta : Eshte pune shijesh. Kur publikova klipet A tmerr malli, 365 pa ty etj kishte njerez qe me kritikonin me fjalet " pse maleve" dhe kerkonin dicka me provokative. Tani kur e servoj provokativen pjesa tjeter kritikon. E treta : Youtube nuk lejon skena te ekagjeruara. Nje pjese e bllokon komplet ndersa pjesen tjeter nuk e monetizon. Ne rastin e Dilemes Youtube e ka lejuar dhe monetizuar keshtu qe eshte cilesuar si video brenda normave etike. E katerta : Nese videoklipi nuk ju ka pelqyer degjojeni kengen sepse ne fund te fundit kenget mbahen ne mend dhe jo klipet. E pesta : Faleminderit juve qe perkunder shijeve te ndryshme vleresoni punen time nder vite P.S. Ju qe nuk e keni degjuar kengen e keni ne link ne bio ose direkt ne Youtube. Shpejt edhe ne platformat tjera. Love you all

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

 

 

Artikuj të ngjashëm