Ka një kohë të gjatë që këngëtarja Jonida Maliqi përflitej për një romancë të re pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një djalë me emrin Don.
Përfundimisht, Jonida dhe i dashuri i saj 23 vjeçar Romeo Veshaj, u incizuan duke u puthur dhe në momente romantike gjatë pushimeve në Vlorë.
Ndërsa tani Revista Who, ka publikuar një video paparazzi, ku Jonida shihet duke u puthur në një plazh.
Çifti sipas revistës Who, kanë kaluar pushimet në Llaman, të shoqëruar nga vëllai binjak i Romeos, Donaldi dhe e dashura e tij Bora Zemani.
Në anën tjetër, asnjëri nga ta nuk kanë dhënë një konfirmim se janë në lidhje dashurie, ndërsa fotografitë e videot flasin vet për raportin e tyre romantik. /Prive.al