DJ me famë ndërkombëtare, Calvin Harris, mbrëmë argëtoi mijëra njerëz në festivalin Sunny Hill në parkun e Gërmisë.
DJ i njohur erdhi për herë të parë në Prishtinë dhe ai u përkujdes që performancat e tij të mbeten gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Ajo që ra në sy sot, ishte Instagrami i tij, saktësisht instastory ku dominojnë shqiptarë.
DJ zgjodhi disa prej njerëzve të cilët e kishin etiketuar atë mbrëmë dhe i hodhi në instastory, aty ku ka miliona ndjekës.
Festivali Sunny Hill, u mbyll mbrëmë pas tri netëve elektrizuese me artistë ndërkombëtarë e shqiptarë.