E gjithë bota i njeh, por këta yje çuditërisht jetojnë një jetë shumë modeste

By

Shumica prej nesh supozojnë se personat e famshëm kanë një jetë të stilit të lartë, të ngrënët në restorante të shtrenjta dhe ngasin makina luksoze.

Në rregull, shumica e yjeve preferojnë jetën lukzose, por disa të famshëm të Hollywood preferojnë po atë stil jete që kishin para se të ishin të famshëm. Me gjithë të ardhurat e tyre të pabesueshme, ata jetojnë një jetë çuditërisht modeste – ashtu si ne.

Jennifer Lawrence ka një zakon të shpenzojë paratë e saja me kujdes. Ajo nget një makinë Volkswagen Eos, përdor kuponë zbritjeje dhe shfrytëzon zbritjet në dyqane. Ajo dhuroi 2 milionë dollarë në njësinë kardiologjike të Spitalit Kosair në qytetin e saj të lindjes, Louisville. Spitali për fëmijë e riemërtoi këtë njësi pas emrit të saj.

Keanu Reeves njihet për stilin të përulur të jetës që bën. Reeves preferon të qëndrojë në hotele dhe apartamente me qira. Ai udhëton në transport publik, shpesh duke befasuar udhëtarë! Ai i dhuroi 90% të të ardhurave të tij nga filmi The Matrix (rreth $ 80 milion) stafit të filmit në prapaskenë. Për më tepër, ai gjithashtu 12 punëtorëve në film u bleu motoçikleta të reja.

Kate Middleton  – Dukesha e Kembrixhit shpesh shihet e veshur me të njëjtën veshje për evente të ndryshme. Ajo i do markat e lira. Veshja blu në të majtë është nga Zara dhe ajo në të djathtë është nga Hobbs, të gjitha për 45 dollarë. Edhe ajo investon shumë për bamirësi! Projekti i saj i fundit quhet “Kokat së bashku” dhe është i përkushtuar për shëndetin psikologjik të të rinjve, veteranëve të luftës, të pastrehët dhe njerëzit e tjerë në rrezik.

Christian Bale, edhe me karrierën e tij të suksesshme duke qenë “Batman” jetoi me familjen e tij në një apartament me një dhomë. “Pasuria nuk do të thotë asgjë për mua. Nëse një hajdut do hynte në shtëpinë time, ai do do t’ia kishte plasur vajit, “tha aktori në një intervistë. Ai gjithashtu nuk posedon një celular dhe nuk ka një truprojë. Bale dhuroi të gjitha përfitimet tij nga patenta  e filmit The Promise, për bamirësi.

Leonardo DiCaprio, tashmë një aktor me karrierë të bujshme, nget një Toyota Prius. Ai ende preferon fluturimet komerciale mbi aeroplanët personalë. Ai themeloi fondacionin Leonardo DiCaprio në 1998 dhe dhuroi më shumë se 15 milion dollarë me të. 30 bamirësi të ndryshme përfituan nga bujaria e tij, duke përfshirë Amazon Watch, National Geographic, Save the Elephants, dhe World Wildlife Fund.

Burimi: Feedfond.com

 

Artikuj të ngjashëm