Njëra nga modelet më të famshme e më të paguara në botë, Naomi Campbell, ka folur haptazi për kohën kur ajo ishte diskriminuar në industrinë e modës për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj.
Modelja 49 vjeçare ka thënë se personalisht e kishte ndjerë racizmin po ashtu edhe gjatë këtij viti, derisa po largohej nga një hotel në Kanë të Francës, në edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit.
“Isha së fundmi në një qytet në jug të Francës, në kohën e Festivalit të Filmit në Kanë dhe isha ftuar të merrja pjesë në një event të organizuar në një hotel emrin e të cilit nuk do e përmend”, ka thënë ajo për revistën Paris Match.
“Një djalë që rrinte te hyrja nuk më njohu dhe nuk po më linte të futesha ën hotel me miken time, për shkak të ngjyrës së lëkurës sime, derisa njerëzit e tjera po i lejonte të futeshin brenda”, ka deklaruar modelja, e cila ka vendosur ta ngrehë zërin kundër racizmit!