Muaj më parë, kur dyshja shpallën fejesën pati akuza karshi Alex Rodriguez, se e kishte tradhtuar këngëtaren e aktoren Jennifer Lopez.
Megjithatë, ndonëse ato akuza tradhtie s’u konfirmuan asnjëherë, dyshja po ia kalojnë më mirë se kurrë bashkë. Në ditëlindjen e 50-të të Lopez, Rodriguez i ka bërë një super surprizë.
“Është festa jote Jennifer. Faleminderit që na ftove të gjithëve që ta ndajmë këtë ditë speciale me të”, ka shkruar Alex në Instagram duke i uruar ditëlindjen bukuroshes, e cila po ashtu është shprehur shumë e emocionuar për këtë surprizë që ia bëri ai, duke realizuar një video bashkë me fëmijët e tyre në momente private familjare. /Prive.al