Para pak ditësh, ju kemi njoftuar se Gjiko dhe Buta janë bërë sërish bashkë për një këngë.
Të dy reperët, kanë punuar në këngën me titull “My Bro” e cila vjen e shoqëruar me videoklip të realizuar nga Imagine.
Ajo që është interesante në këtë projekt muzikor, janë dy fëmijët të cilët paraqiten si Gjiko dhe Buta, dhe cili është cili mund të identifikohet përmes atleteve.
Artistët nuk kanë dhënë datë të publikimit megjithatë projekti është pothuajse gati dhe pritet të lëshohet së shpejti./Prive.al