Në vazhdën e projekteve muzikore të kësaj vere, nuk kishte se si të mos mungonte një këngë e bukur nga Lori Kaçka.
Këngëtarja tashmë e ka finalizuar projektin e ri dhe detajet ua themi ne.
Kënga është e punuar nga Aida dhe Armendi, dy artistët që Lori i riktheu e para teksa orkestrimi është i Irkenc Hykës.
Ky projekt do të shoqërohet edhe me videoklip, tashmë i finalizuar nga EMF Creative dhe Prive merr vesh se bëhet fjalë për këngë ritmike.
Pritja merr fund nesër! /Prive.al