Të shtunën që lamë pas, Elvana Gjata dhe reoeri Capital T, lansuan bashkëpunimin e tyre të dytë bashkë, duke surprizuar fansat e tyre.
Kënga as që ishte paralajmëruar dhe e tëra u ruajt vetëm për momentin e fundit.
Me titullin “Fustani”, klipi i kësaj kënge po që i përputhej emrit të këngës, meqë Elvana fustanet i pati të jashtëzakonshëm.
Me dizenjo të Valdrin Sahitit, në këtë klip ajo po dukej shumë interesante, seksi dhe sensitive në të njëjtën kohë.
Por ajo që mori vëmendjen e publikut, është skena kur Elvana del nga vetura me fustanin me rruaza, duke ekspozuar të gjitha nga fiziku i saj, megjithatë me shumë elegancë e finesë.
Për ta mbuluar gjoksin në mënyrën si e bëri Elvana, ajo ka përdorur goma silikoni të cilat janë punuar ekskluzivisht për t’i mbuluar thithkat e gjoksit.
Pra ju mund ta shihni gjoksin Elanës, por jo të tërin dhe këtu qëndron sekreti. Derisa për të brendshme, ajo ka përdorur brekë në ngjyrë lëkure me prerje lazerike të cilat janë pothuajse të padukshme kur hidhen në trup, dhe të japin përshtypjen se s’ke veshur gjë, megjithatë ato janë aty.. /Prive.al