Një këngë e re po vjen së shpejti nga dy artistë shumë të dashur për publikun.
Anxhela Peristeri është bërë bashkë me Gold Ag-në dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Dyshja shihet në bregdet të mbuluar nga shkuma duke konfirmuar se projekti vjen së shpejti.
“Po është Arian Agushi. Këngë e re, së shpejti”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje të tjera./Prive.al