Të gjithë pothuajse i ruajmë me xhelozi fotografitë e prindërve tanë në rininë e tyre, qoftë nga dasma apo ato fotografitë e famshme te fotografi ku të gjithë rrinin gatitu!
Dhe të tilla në sirtarë patjetër ka edhe Dua Lipa.
Këngëtarja e famshme ka publikuar imazhet e së ëmës kur ajo ishte nuse me rastin e ditëlindjes së saj. Anesa Lipa ishte veshur me kostumin tradicional, dymija e jelek ndërsa një imazh si ky është shumë i zakonshëm për familjet shqiptare.
“Urime ditëlindjen për mbretëreshën e botës time. Numrin një përgjithmonë. Të dua më shumë se sa fjalët mund ta përshkruajnë”, ka shkruar Dua në urimin e saj, duke i bashkëngjitur kësaj deklarate dashurie edhe një seri imazhesh të së ëmës. /Prive.al