Një detaj që na iku! Miriam Cani skuqet nga turpi kur Albani jep lajmin e shtatzënisë

By

Javën që lamë pas, më saktësisht të mërkurën me 19-të qershor, Alban Skënderaj erdhi në Prishtinë për koncertin e tij madhështor, “Hapësira e një ëndrre”.

Por kjo mbrëmje s’ishte e rezervuar vetëm për muzikën e tij.

Koncerti u bë edhe më i bukur kur Skënderaj dhe gruaja e tij Miriam Cani, dhanë lajmin se po bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti që u martuan javë më parë në ishujt Maldive, tashmë kanë një vajzë dy vjeçare me emrin Ameli, ndërsa po bëhen prindër për të dytën herë.

Mirëpo edhepse lajmi mori dhenë që në momentet e para, ka një detaj që na iku.

Në storien e Privese, me xhirim HD, Miriami shihet tek skuqet nga turpi kur Albani jep lajmin e bukur.

“Mos ki turp, pse ke turp?”, i thotë ai gjatë koncertit, derisa shton se po ndjehet shumë i bekuar për ardhjen e bebit në jetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm