Pasi Selena Gomez kritikoi Instagramin, ja çfarë bën drejtori i rrjetit social

By

Selena Gomez, dikur personi më i ndjekur në Instagram tani e treta, ka folur hapur për problemet e saja me rrjetet sociale, veçanërisht me Instagramin dhe shëndetin mendor.

Nuk ka shumë kohë kur ajo vet lajmëroi se ndaloi së përdoruri Instagramin sepse e mërziste dhe afektonte në vet besimin e saj.

“E përdorja shumë por tani mendoj se nuk është e shëndetshme për rininë përfshirë këtu edhe veten, të fiksohemi kaq shumë ndaj komenteve që marrim dhe ti lëmë që të ndikojnë tek ne” tha ajo, duke vazhduar “Më bënte që të mos ndjehesha mirë për veten dhe të shihja trupin tim ndryshe.”

Ajo tashmë ka fshirë aplikacionin nga telefoni i saj, dhe përdor telefonin e një shoqe kur dëshiron të ndajë diçka me ndjekësit e saj.

Në Festivalin e Filmit në Kanë, ju tha gazetarëve “Mediat sociale kanë qenë të tmerrshme sidomos për gjeneratën time.”

Si reagim ndaj deklaratave të këngëtares, Adam Mosseri – drejtori i aplikacionit, tha se kritikat e Selenas e kanë lënë atë të “zhgënjyer” po që do dëshironte të bisedonte me të për të gjetur mënyra se si kjo platformë të përmisohej.

“Do të doja shumë të bisedoja me të,” tha Mosseri për BBC Radio. “Nëse ka diçka specifike që ajo mendon se funksionon ose jo për këtë platformë. Do të doja shumë. Ne na pëlqejnë kritikat, ne duam të bisedojmë.”

Burimi: Elle.com

 

Artikuj të ngjashëm