Famën e mori dy vite më parë me hyrjen në ‘Big Brother’ ku spikati për shumë komponentë.
Fjala është për Armelën e cila diti të mbajë mediat me sy drejtuar tek ajo për jetën private, fotot e nxehta dhe jo vetëm.
Por, bukuroshen nga tani e tutje do e kemi edhe më shpesh nëpër portale.
Ajo ka debutuar sot si këngëtare me një projekt të punuar nga Diez Music, pjesë e të cilit label është Armela.
Kënga mban titullin ‘Thirrëm’ dhe të plotë mund ta ndiqni më poshtë.
Na thoni përshtypjet tuaja për projektin i cili nis karrierën e Armelës si këngëtare. /Prive.al