Bebe Rexha me mision: Ju mëson valle shqip miqve të saj amerikanë (FOTO)

By

Ishte ditëlindja e një mikeje te saj dhe festa po bëhej në një ambient tipik amerikan: një shtëpi e bukur me një kopsht në të cilin ka edhe pishinë.

Por sado amerikane që të duket, Bebe Rexha nuk largohet nga rrënjët.

Këngëtarja ende e di mirë vallen tonë tradicionale me dy hapa dhe këtë është shprehur e gatshme t’ua mësojë edhe disa prej miqve të saj, të cilët vallëzonin nën tingujt e këngës së Capital T, “Hatixhe”.

Ata siç shihet në videon e publikuar nga Rexha, po ia dilnin goxha mirë që të mbanin ritmin e kësaj valleje të koklavitur. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm