Emina Çunmulaj ka vendosur të hapë sezonin e pushimeve verore në Mal të zi.
Ajo që dy javë gati po qëndron në Mal të Zi për të vizituar vendin e saj të lindjes dhe familjes. Emina bashkë me dy vajzat e saja Ella dhe Mia, ka zgjedhur Ulqinin si destinacion për pushime.
Emina po shijonte kafen e mëngjesit në terasën e hotelit, kur gjeti një zog të lënduar në shpinë. Instinkti i saj i parë ishte që ta ndihmonte duke i dhënë ujë.
Pasi Emina i kishte dhënë ujë zogu kishte filluar të përtërihej. Si duket ishte një zog i vogël, që nuk kishte mundur te fluturojë dhe kështu kishte përfunduar në ballkonin e modeles.
Zog me fat sepse me kujdesin që po vazhdon t’i kushtojë Emina, ai është në duar të sigurta. /Prive.al