Shpesh herë, Noizy tregon format e trupit tij të cilat i ka arritur me shumë punë në palestër.
Edhe disa orë më parë, reperi nga Shqipëria bëri të njëjtën gjë në llogarinë e tij në Instagram.
Ai u shfaq në bregdet gjysmë i zhveshur duke vënë në pah edhe tatuazhet e tij të shumta.
Ajo që ra në sy ishte përshkrimi i fotografisë… “Nëna bëri një bishë”, shkroi ai.
Nëse nuk e dini, Noizy ka kohë që është duke punuar në këngë të reja madje reperi në fillim të vitit paralajmëroi album i cili ende nuk ka datë të publikimit./Prive.al