E pabesueshme: Një tjetër këngëtare e njohur sërish në bankat shkollore?!

By

Dy ditë më parë, këngëtarja Elhaida Dani zuri vend në media me vendimin e saj për t’i ndjekur studimet në Itali.

E duket se fituesja e ‘The Voice’ nuk është e vetmja që i është kthyer studimeve në mesin e artistëve shqiptarë.

E rradhës, duket të jetë Ledina Çelo, këngëtarja e njohur që tash e një kohë është zhvendosur në Gjermani me familjen, fëmijët dhe bashkëshortin nga Kosova.

Në rrjete sociale, Ledina ka shfaqur një ambient shkolle nën mbishkrimin: ‘Studente përsëri’.

Nuk dihet saktë se çka po studion këngëtarja e njohur por duket se tashmë kur vajza dhe djali janë rritur mjaftueshëm sa për të shkuar në kopësht, në moshën 39 vjeçare, Ledina ka gjetur kohë produktive për veten e saj. /prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm