Ai është nga ata futbollistë i cili me talentin e tij, depërtoi jashtë kufijve shqiptarë.
Edon Zhegrova megjithatë, pavarëisht se si luan në fushë, u quajt lazdran nga tifozët e Përfaqësueses së Kosovës.
Ndërsa komentatorja e sportit Qeqa Krealni, e quajti “idiot”, në momentin që ai kishte mundësinë të shënonte në ndeshjen e kaluar me Danimarkën.
Mirëpo i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova me Alaudin Hamitin, ai është pyetur se si ndjehet karshi këtyre komentimeve rreth personalitetit të tij!
“Nuk jam lazdran aspak. Ata që më njohin e dinë, familja e shtëpia”, ka thënë Zhegrova, i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.
Intervistën e plotë, mund ta ndiqni në linkun më poshtë: