Muaj më parë, dikush e kishte quajtur idiot në minuta televizive e në transmetim direkt futbollistin kosovar Edon Zhegrova.
Bëhet fjalë për ndeshjen Kosovë – Danimarkë, ku Qeqa Krelani me dy moderatorë të tjerë ishin komentues të lojës, teksa në një prej momenteve Krelani harron ndezur mikrofonin.
Duke menduar që zërimi është i fikur, Qeqa kishte bërtitur kundrejt futbollistit Edon Zhegrova, duke u shprehur: “Shëno o idiot”.
Ndërsa këtë mbrëmje, Zhegrova i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, përgjigjet për komentimin e Qeqës.
“As që e njoh, por e kam parë në Instagram pas ndeshjes. Unë i dua edhe ata që më shajnë. Por për mua ajo është e pavlerë, e në fakt as që dua të flas ër të e t’i jap vlerë. Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu” thotë ai për Qeqa Krelanin.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në Klan Kosova në NIN, në linkun më poshtë. /Prive.al