Gratë milionere dhe milardere me linja të kozmetikës (FOTO)

By

Nëse doni të jeni të pasur, ndoshta duhet të konsideroni të filloni linjën tuaj të kozmetikës.

Industritë e grimit dhe të kujdesit ndaj lëkurës kanë ndihmuar në promovimin e dhjetë prej 80 grave në listën e më të pasurëve, si për statusin e milionerëve ashtu edhe të miliarderëve.

Ndoshta mund të habiteni kur dëgjoni se sipërmarrësja më e suksesshme në këtë industri, sipas Forbes, nuk është në fakt Kylie Jenner por Anastasia Soare, e lindur në Rumani.

Kjo zonjë është emri i linjës kozmetike të Anastasia Beverly Hills. Soare u zhvendos në Los Anxheles në vitin 1989 dhe në vitin 2000 filloi një linjë produktesh për vetulla.

Forbes tani vlerëson markën e saj të kozmetikës në 1.2 miliardë dollarë, paksa përpara Kylie Cosmetics, KKW Beauty nga Kim Kardashian West dhe Fenty Beauty nga Rihanna.

Huda Kattan gjithashtu futet në listën e të pasurve.

E lindur nga prindër irakianë, Kattan ka lënë punën e saj në financa për t’u bërë një make-up artiste. Ajo themeloi Huda Beauty në vitin 2013 dhe Forbes e vlerëson kompaninë e saj në 610 milionë dollarë.

Milionerë të tjerë që mund të falënderojnë grimin për fatin e tyre përfshijnë dy gra, linjat kozmetike të të cilëve u blenë nga L’Oreal.

Toni Ko shiti markën e saj NYX Cosmetics në vitin 2014 në një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë 500 milionë dollarë.

Jamie Kern Lima, një ish-prezantuese lajmesh, gjithashtu shiti linjën e saj It Cosmetics për L’Oreal dhe u shndërrua në gruan e parë shefe ekzekutive në firmë.

Artikuj të ngjashëm