Kim Kardashian në burgun më famëkeq në Amerikë

By

 

Kim Kardashian ishte në Burgun San Quentin… në një mision.

Ajo ka filluar të ushtrojë punën e saj si avokate sepse është duke kryer shkollë për avokaturë.

Kim vizitoi burgun më famëkeq në Amerikë me një qëllim në mendje. Të lirojë nga dënimi me vdekje një të burgosur të dënuar me vdekje që nga viti 1983.

61 vjeçari Kevin Cooper është dënuar për kryerje të katër vrasjeve makabër në Kaliforni në vitet e 80-ta dhe është dërguar direkt në listën e vdekjes.

Kim ka kërkuar nga ish guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown që të rishikohet çështja e Kevin sepse ka fakte që dëshmojnë se ai është i pafajshëm. Është kërkuar një test ADN i ri, dhe teksa po pritet për rezultatet Kim vendosi të vizitojë klientin e saj. Ajo kaloi dy orë me të dhe është më se e bindur se ai është i pafajshëm.

Cooper duhet të jetë i lumtur që ka Kim në mbrojtje sepse ajo dhe ekipi i saj ligjor kanë liruar 17 të burgosur gjatë muajve të kaluar.

 

Artikuj të ngjashëm