Grimeri i famshëm Ariel, ka festuar mbrëmë ditëlindjen e tij në një festë të çmendur në Shtetet e Bashkuara.
Artisti i famshëm që punon edhe me familjen Jenner e Kardashian, ka mike të ngushtë shqiptaren Anxhelina Hadërgjonaj, e cila s’kishte se si të mungonte në këtë festë madhështore.
Ai ka festuar në mesin e shumë vajzave super seksi, të cilat kryesisht i ka kliente dhe bashkëpunon me to.
Ndërsa mbrëmë në festën e tij ishte edhe e famshmja Kylie Jenner, e cila ka një kohë të gjatë që bashkëpunon me grimerin i cili ka me miliona ndjekës në Instagram.
Madje Anxhelina ka publikuar një video në Instagramin e saj, ku Ariel shihet duke e hapur dhuratën e Jenner, e cila për mikun e saj të shtrenjtë ka blerë një unazë me diamante!