Ashtu siç kishin paralajmëruar, Geti, Majk dhe Onat kanë publikuar para pak minutash projektin e tyre më të ri të titulluar ‘Vamos’.
Artistët kanë rifreskuar bashkëpunëtorët për këtë këngë duke zgjedhur të punojnë me Alandyn e Max Production.
Teksti i ‘Vamos’ është shkruar nga të tre reperët në pjesët e tyre teksa produksioni Imagine është përzgjedhur për ta vizuelizuar, në një videoklip plot ngjyra.
Kjo këngë që sjell të tre emrat e mbetur të ‘Babastars’ bashkë, vjen pas daljes së Cozman e Skivit nga grupi dhe paqartësisë së krijuar për të njejtin pozicion nga Amiga.
‘Vamos’ duket të jetë përgjigja më e drejtpërdrejtë në pikëpyetjet mbi rrugëtimin dhe kompaktësinë e grupit. Pavarësisht daljeve dhe hyrjeve të reja potenciale, ‘BS’ me në krye Getin, vazhdon.
Ndiqeni të plotë më poshtë dhe na thoni përshtypjet tuaja. /Prive.al