Gili feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja që në të vërtetë quhet Fevzije Berani, mbush hiç më pak se 52 vjet, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo numëron shumë hite në karrierën e saj muzikore të cilën e vazhdon edhe sot.
Gili hyri në llogarinë e saj në Instagram për të ndarë me ndjekësit këtë datë të rëndësishme për të.
“Sot 21 maji ditëlindja ime”, ka shkruar ajo.
Nëse nuk e keni parë, Gili dha një intervistë së fundmi për Prive ku edhe tregoi çfarë bëri që humbi kaq shumë kilogramë.
Urime./Prive.al