Produktet e bukurisë sot janë ndër më të shiturat e më të kërkuarat në treg dhe industria vetëm po shkon e po rritet.
Dhe një i tillë tani vjen edhe nga një artiste kosovare, që pati guximin të provonte gjëra të reja dhe ta sfidonte edhe tregun ndërkombëtar.
Grimerja e famshme kosovare, Sellma Kasumoviq, pasi ka lansuar suksesshëm buzëkuqtë nën brendin e saj e edhe maskarat për qerpikë e po ashtu qerpikët shtesë, ka një tjetër surprizë për tregun kosovar.
Nga tash e tutje vjen produkti më i ri “highlighter” me emrin STARLIGHT apo në shqip “Drita e Yjeve”, që ka bazë mineralesh dhe prodhohet tejet shëndetshëm.
Ky highlighter, apo pluhur shkëlqyes që përdoret për grim profesional dhe pamje të veçantë, është tejet kualitativ dhe ka një teksturë të butë si mëndafshi që e fuqizon shkëlqimin me një finish pothuajse metalik.
STARLIGHT mund ta aplikoni në fytyrë për t’i theksuar vijat dhe imituar dritën e edhe në dekolte për një shkëlqim superior i cili zgjatë gjatë gjithë ditës. Ndërsa me aplikimin e një shtrese përfitoni një shkëlqim më intenziv të gatshëm për t’i verbuar edhe yjet.
Çmimi i produktit është 15.90 euro, ndërsa mund ta merrni me porosi kudo në Kosovë duke i blerë online në www.sellma.shop e po ashtu edhe jashtë vendit, e edhe në Prishtinë tek Studio Sellma, e edhe në pikat e shitjes EBC Cosmetics, BLISS Cosmetics e edhe në Pejë në Kozmetikën Orchidea.
Ndërsa në Shqipëri, mund të gjeni në ETOS Parfumeri në Tiranë.