Këtë vit ishte e disata herë që Rita Ora ka marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të modës Met Gala.
Këngëtarja shkoi në këtë ngjarje gjigante të organizuar nga Vogue, e shoqëruar nga Kate Moss dhe këngëtaren Lizzo dhe ka një histori qesharake për të na e treguar.
“Derisa unë dhe Lizzo po rrinim në tavolinë, e pashë atë që e kthente tërë kohën kokën prapa. Dhe i thashë, Lizzo çfarë po bën? Më tha që po flirtonte me kamerierët! Dhe papritmas u përfshiva edhe unë. Pse të mos flirtoja? Ata të gjithë ishin tejet të pashëm”, ka thënë Rita e ftuar në një intervistë në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.
Ajo po ashtu ka shtuar se atë mbrëmje, po ndjehej e veshur tejet normal dhe se kjo ishte hera e parë që i ndodhte, dhe tha se gjatë tërë mbrëmjes kishte menduar t’ua vinte zjarrin flokëve që të dukej më eksperimentuese. /Prive.al