Pasi kafeja e Starbucks u harrua në setin e xhirimit në Game of Thrones, përgjigjet HBO!

By

HBO produksioni që është përgjegjës për prodhimin e serialit Game of Thrones, u është përgjigjur kritikave për kafen e harruar në episodin e fundit të serialit “The Last of the Starks”,

Gota e kafesë siç duket është ngatërruar paksa sepse fansat menduan se është nga Starbucks, megjithatë produksioni është deklaruar ndryshe.

“Gota e harruar në setin e xhirimit nuk ishte kafe por çaj herbal të cilin e kishte porositur Daenerys”, kanë deklaruar ata të HBO.

Gota u paraqit gjatë një skene derisa Tormund po festonte me Jon Snow, ndërsa ndodhej në tavolinën e aktores Emilia Clarke.

Në anën tjetër Hauke Richter kishte thënë më parë për Variety se gjërat mund të harrohen në setin e xhirimit dhe kjo është e zakonshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm