Çfarë po ndodh me ‘Threedots’?!

By

Shumë këngë janë publikuar këtë fillim vit nga artistët shqiptarë duke konkuruar sezonin e verës i cili njihet për prurjet në tentim për të kapur hitin e vitit, e rrjedhimisht edhe koncertet.

Mirëpo, një prej shtëpive diskografike më aktive në industrinë muzikore shqiptare, është pasivizuar pak.
Fjala është për ‘Threedots Production’.

Lideri, Flori që prej disa muajsh nuk ka preferuar të zbulojë copëza nga përditshmëria e tij duke zgjedhur vetëm që të kthehet në kohë për t’i risjellë përmes postimeve hitet e tij ndër vite.

Edhe djemtë e tjerë, nuk kanë sjellë projekte të reja në dy-tre muajt e fundit duke bërë që pashmangshëm të lindë pyetja – ç’po ndodh me ‘Threedots’?

Me gjasë bëhet fjalë për ‘qetësi para stuhisë’ dhe ‘goditja’ me projekte të reja, për të cilat është punuar në studio, do të ndodhë përpara verës. Neve, na mbetet të presim… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm