Këngëtarja Fifi në vazhdimësi është treguar pa komplekse sa i përket peshës.
Mirëpo, kohë më parë, për Prive, ajo ishte shprehur që kilogramët e tepërt kanë rrezikuar ta lënë të paralizuar si rrjedhojë e një problemi me boshtin kurrizor.
Por, rrugën drejt dobësimit e ka zgjedhur të shpejtë dhe pa shumë mundime.
Këngëtarja i është nënshtruar intervenimit jokirurgjikal për të vendosur balonën gastrike në lukth.
Kjo balonë,do t’i ofrojë Fifit ndjenjën e ngopjes pa konsumuar shumë ushqim dhe do të jetë e përkohshme.
Pas 6-12 muajsh, këngëtarja do të shtrihet sërish në spital për të hequr balonin, varësisht nga rezultatet.
S’na mbetet gjë tjetër pos të presim rezultatet e këtij intervenimi i cili, sipas literaturës në internet, mundëson rënien në peshë nga 14-19 kilogramë për periudhën e cekur, varësisht nga individi.
Shumë suksese Fifit. /Prive.al