Largimi nga ekrani dhe radio e re: Albana Osmani shpalosë risitë

By

Ka rreth një vit që nuk e shohim në ekran, nga përmbyllja e ‘Top Show Magazine’ që këtë sezon nuk u rikthye si format.

Me gjithë mungesën në ekran, Albana Osmani është në vazhdimësi në fokus të medias online.

Ditën e sotme, në portalet shqiptare qarkulloi lajmi që prezantuesja, imazh i TCH është larguar nga televizioni për t’iu fokusuar punës në një radio të re e cila do hapet së shpejti.

Megjithatë, duket se në këto raportime ka vetëm gjysmë të vërteta.

Prive.al kontaktoi me Albanën e cila shpalosi risitë në karrierë.

‘Më vie mirë që po flitet për O1Radio e cila do jetë në pak orë ONAIR në transmetim online. Sloganin e saj në Kosovë do ta shqiptoni edhe më bukur sepse do jetë “kalle radion, ndize radion”, “kalle jetën tënde, ndize flakë”. Personalisht kam bërë dy-tre postime për o1Radio duke vënë në dijeni shumë pak detaje por tashmë dihet që do jetë online në site o1radio.com. Tani jemi në fazën e testit. Ky është një projekt i imi personal që do dua ta zhvilloj në vazhdim duke u dhënë mundësinë talenteve të reja në industrinë muzikore si DJ dhe në prezantim. Gjithashtu, për çështjet socialee shumë të tjera me rëndësi që prekin shoqërinë do jetë tërësisht e pavarur dhe tejet argëtuese. Me O1Radio do ndezim jetën tonë’ – deklaroi prezantuesja.

E pyetur mbi largimin nga Topi, ajo e mohoi një gjë të tillë duke thënë se planet për projekte televizive të reja mund të presim nga Shtatori.

‘Që në Shtator jam shkëputur nga ekrani për shkak të fushatave humanitare në rajon me kampanjën “Ti je një luledielli” që u shpall para dy muajsh kampione në Europë Juglindore dhe Ballkan. Unë jam duke shtuar ëndrrat e mia, nuk jam duke hequr dorë nga asnjë prej tyre. Pra, jam pjesë e Top Chnanel. Nuk e kam braktisur e as se kam ndërmend. Prisni Shtatorin për produksionin ku do shihemi bashkë’ – perfundoi Albana.

Shumë risi dhe për secilën prej tyre, mezi presim… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm