Konfirmohet bashkëpunimi për të cilin po prisnin të gjithë

By

Është shumë e zakonit që yjet e muzikës pop të bashkëpunojnë në ditët e sotme, por rrallë shohim se njerëz me famë të madhe në botë, bëhen bashkë.

Po! – BTS ka bashkuar forcat me Ed Sheeran për një këngë në albumin e tyre të ri “Map of the Soul”.

Grupi konfirmoi se ata po punojnë në një këngë me Ed.

Sigurisht, bashkëpunimi nuk është një surprizë duke pasur parasysh se Ed ka paralajamëruar një të tillë vitin e kaluar.

“Më pëlqen BTS, mendoj se ata janë të shkëlqyeshëm”, pati thënë Ed.

Së bashku me lëshimin e albumit të tyre të ri, BTS ka një fundjavë të madhe që vjen, pasi ata do të bëjnë debutimin e tyre të shtunën në Saturday Night Live.

Artikuj të ngjashëm