Ka qenë një kohë e gjatë që kur sezoni i parafundit i “Game of Thrones” përfundoi – dragonj zombie, luftë dhe dëshirë për pushtet – por ende nuk jemi të sigurt se jemi gati për atë që do të vijë.
Vetëm disa orë na ndajnë nga fillimi i sezonit të fundit dhe HBO ka publikuar disa promo, foto , skena nga Winterfell-i apokaliptik, Sansa duke ofruar shtëpinë e saj për Nënën e Dragonjve, ardhjen e Kompanisë së Artë, etj… .
Të garantuar e kemi se na pret një spektakël i paparë. Në episodet e sezonit të fundit besohet se do të ketë xhirime komplekse që s’janë parë ndonjëherë dhe se do të jetë një shfaqje monumentale.
Kur do te filloje sezoni i fundit i “Game Of Thrones”?
“Game of Thrones” e HBO-së do të kthehet për sezonin e saj të fundit të dielën më 14 prill (sonte!) Në SHBA. Ndërsa data e publikimit në Mbretërinë e Bashkuar është 15 prill. Episodi i parë i “Game of Thrones” i sezonin të tetë do të transmetohet në SHBA në orën 9:00 dhe në orën 02:00 të hënën më 15 prill në Britani të Madhe.
Sa episode do të ketë në sezonin e tetë?
Sezoni i tetë do të jetë akoma më i shkurtër – vetëm gjashtë episode, duke e bërë atë më të shkurtër se sezoni i parafundit (shtatë episode) dhe shumë më e shkurtër se gjashtë sezonet e para të shfaqjes (që kishin nga dhjetë episode secila). Përderisa sezoni i tetë do të ketë vetëm gjashtë episode, disa prej tyre do të jenë shumë më të gjata se një orë.
Episodi 1: 54 minuta
Episodi 2: 58 minuta
Episodi 3: 60 minuta
Episodi 4: 78 minuta
Episodi 5: 80 minuta
Episodi 6: 80 minuta
Kush do të mbijetojë dhe çfarë do të mbetet nga Westeros kur pluhuri do të ulet … ? Mbetet ta shihni ne sezonin qe po vjen.