Dy motrat e famshme Nora dhe Era Istrefi, më në fund po sjellin një bashkëpunim.
Dyshja ka kohë që e kishin paralajmëruar një këngë bashkë, të cilës i erdhi momenti vetëm tani.
Motrat do të këndojnë bashkë këngën e punuar nga një shqiptar i cili ka kontratë me Sony Ultran, ndërsa kënga do të jetë në gjuhën shqipe.
Dhe ajo që prisnim edhe po ndodh! Ato të dyja po duken përvëluese në skenat e videoklipit, i cili është xhiruar javë më parë në Prishtinë.
Është Era ajo që ka publikuar një fotografi të të dyja motrave bashkë, të cilat po duken super seksi në këtë klip. /Prive.al