Flori dhe Liberta në bashkëpunim – gënjeshtra e 1 Prillit që u bë grackë e mediave!

By

Një truk i vogël nga “Prive” në ditën e 1 Prillit, apo ditën e gënjeshtrave, bëri që të gjithë të bien në grackë.

Konfirmohet: Liberta Spahiu në duet me këtë super artist (FOTO)Ishte titulli i një lajmi në Prive, që i ngatërroi të gjithë – nga audienca e deri te mediat që e raportuan lajmin si të vërtetë.

Bëhej fjalë se Liberta Spahiu, moderatojra e njohur e Prive, po sillte duet me Flori Mumajesin, me të cilin raportohet të ketë pasur lidhje romantike e cila nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht nga asnjëra palë.

Mirëpo siç duket, edhe mediat tjera rozë, kanë lexuar vetëm titullin e lajmit duke mos e konfirmuar vërtetësinë e tij.

Brenda artikullit të Prive thuhej:

Burime të Prive thonë se dyshja e cila u përfol për një kohë të gjatë për një lidhje, kanë vendosur që projekti të jetë një baladë dhe do të xhirohet në Kosovë. Pra, një super duet është rrugës për të gjithë ata që adhurojnë Florin dhe Libertën. Por është kaq e bukur të jetë e vërtetë… Megjithëse sot është “Dita e Rrenave”, Prive vendosi të bëjë një të tillë, që tingëlloi e bukur, a po pajtoheni edhe ju?”.

Por siç duket, askush s’pati durimin ta lexojë lajmin deri në fund, për të kuptuar se ishte rreng i 1 Prillit, dhe s’ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

Dhe kjo për një arsye: sipas Liberta Spahiut, ajo asnjëherë nuk e sheh veten në muzikë dhe një bashkëpunim me këdo nga estrada, është i pamundur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm