Pak ditë më parë, lajmi se Elvana Gjata, merr 20 mijë në çdo koncert, mori dhenë.
Këtë gjë e tha miku i saj, dizajneri më i njohur shqiptar Valdrin Sahiti, gjatë një interviste në emisionin “Xing me Ermalin”.
Derisa po fliste për veshjen e Elvanës, Valdrini tha se ajo paguhet aq por me sa duket ai e paska pasur me shaka.
Në një lidhje telefonike me Ermal Mamaqin, këngëtarja u pyet lidhur me këtë deklaratë.
Elvana u përgjigj shkurt dhe tha: “O Zot po ç’i ke këto mo aman”.
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata së fundmi kanë bërë premierën e filmit të tyre “2 Gisht Mjaltë” në Tiranë e Prishtinë, ku ishin të pranishëm një numër i madh i njerëzve./Prive.al