Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptare, Stne, ka folur ë fundmi për marrëdhënien e tij me ish të dashurën, prezantuesen Roza LAti.
Në një intervistë për gazetën liberale, Stine tha se ai dhe Roza janë miq shumë të mirë, pavarësisht thashethemeve që qarkullonin në rrjetet sociale, se ish-çifti janë rikthyer pasi u panë shpesh bashkë.
“Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i “Dance With Me” që ishim pjesëmarrës”, ka thënë këngëtari.
Nëse nuk e dini, në fund të vitit të kaluar, Stine njoftoi ndarjen edhe bashkëshortja e tij Grazia, me të cilën ka një vajzë./Prive.al