Pasi qëndroi pak ditë në Kosovë, Era Istrefi ka marrë rrugë drejt një shteti tjetër.
Këngëtarja aktualisht është në Amsterdam dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku postoi një video mbi të cilën vendosi lokacionin.
Era ishte në Prishtinë dy herë, për shkak të xhirimeve të videoklipit për këngën me motrën e saj, Norën.
Motrat janë bërë bashkë për herë të parë për projektin i cili quhet “Nuk e di” dhe i cili do të publikohet së shpejti./Prive.al